Recent Posts

Join The Community

Premium WordPress Themes

Search

Monday, December 20, 2010

Pasioni zgjat vetëm 18 muaj

Ndonëse betimi, “...deri sa vdekja të na ndajë”, tingëllon shumë i sinqertë në fillim të martesës, megjithatë shkenca e kundërshton një gjë të tillë.
Sipas statistikave një në dy çifte ndahen. Ekspertët thonë se do të gaboheshim nëse do të mendonim se pasioni zgjat 50 vjet. Sipas tyre, fjala “pasion” bllokon gjithçka. Në pjesën e parë të shekullit XX, zgjidhej një njeri, që ishte punëtor dhe që vinte nga e njëjta shtresë sociale. Nëse ishin mirë me njëri-tjetrin, ishte se e zbulonin njëri-tjetrin në mënyrë progresive. “Pasioni është buka e bardhë që duam ta hamë menjëherë! Nëse nuk bëjmë asgjë, pasioni zgjat vetëm 18 muaj. “Ose njerëzit nuk bëjnë asgjë me idenë se fajin e ka gjithmone tjetri”, - shprehet seksologu Mimoun. Prandaj, për të dalë nga kjo gjendje duhet thënë se në dashuri pasioni i jep një energji që në fillim dhe në vazhdim për çiftin. Njerëzit merren me punët familjare, me paratë, fëmijët, projektet profesionale. Asnjë nuk të flet për anën seksuale. 

Të thuash: “I bëra llogaritë ajo nuk më dëshiron më” apo “Ajo më la” është një ngushëllim i përgjithshëm. Dimensioni seksual përhapet gjatë fazave të jetës dhe sipas prioriteteve të momentit. Seksualiteti nuk është asnjëherë linear. Ideali i shkrirjes, i një energjie të vazhdueshme është një gënjeshtër. Kur thuhej se: “Në fillim ishte më mirë”, kjo nuk ka të bëjë me gjërat konkrete, materiale. Por, kjo ka të bëjë me aftësinë për të ndarë emocionin.

Në një anketë, pyetjes “Mendoni shpesh për seksin?”, meshkujt i janë përgjigjur “Po” në masën 61 për qind, ndërsa femrat 35 për qind. Çiftet përplasen në atë që ka të bëjë me dëshirën seksuale. Tek një në dy çifte, femra ka më shumë probleme me këtë dëshirë. Vetëm se një gjë e tillë sa vjen dhe po ndryshon. 

Ka gjithnjë e më shumë burra që flasin për mungesë dëshire. Dhe burrat kanë të njëjtat argumente si dhe femrat. Ata thonë: “Kur zihesh gjithë ditën nuk ke se si të bësh dashuri në darkë!”. Meshkujt kanë hyrë në shekullin XX-të me idenë se femrat kanë dëshira, dhe kjo gjë është bërë për to. Por femrat, në hakmarrje të kësaj dëshire seksuale i vendosin burrat në vendin e detyrimit që t’iu jepen atyre./yp

0 comments:

Post a Comment