Recent Posts

Join The Community

Premium WordPress Themes

Search

Thursday, March 17, 2011

Vrasja e Emmy-t, Prokuroria kërkon dëshmitë e miqve dhe çantën e humbur


Tiranë Hetimet për vrasjen e këngëtares 21- vjeçare Elsina Idërshai, e njohur me emrin e artit Emmy, tashmë i janë besuar një grupi hetimor me oficerë dhe agjentë policie të sektorit të vrasjeve në policinë e kryeqytetit. 

Pas verifikimeve të para, prokurori i çështjes ka vendosur të delegojë në polici hetimet për vrasjen e Emmy-t, që deri tani ka si të dyshuar biznesmenin kosovar Aziz Kelemendi, i cili akuzohet për vrasje me dashje.
Klicken für Bild in voller Größe
Ky veprim, sipas Prokurorisë, synon mbledhjen e sa më shumë të dhënave, provave e dëshmive, me të cilat do të merret tashmë një grup i posaçëm hetimor, duke u fokusuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së 26 shkurtit. Burime të rezervuara thanë se 
Prokurori ka deleguar në polici kryerjen e veprimeve konkrete për hetimin e çështjes, ku përfshihen edhe dëshmitë e personave që kanë dijeni për vrasjen, apo që kanë qenë të pranishëm në momentet e ngjarjes. Miq, të njohur, por edhe rrethi i ngushtë shoqëror i këngëtares do të japin shpjegime për llogari të hetimit, rreth lidhjes dhe marrëdhënieve që 21-vjeçarja kishte me biznesmenin kosovar Kelmendi. 
Një nga veprimet konkrete që Prokuroria ka urdhëruar të kryhet nga policia ka të bëjë me momentet e ngjarjes fatale dhe zhdukjen misterioze të çantës dhe telefonit celular të këngëtares. Sipas dëshmisë së vajzës që shoqëronte Emmy-n natën e ngjarjes, rezulton se ajo është larguar bashkë me çantën, për të takuar biznesmenin Kelmendi, por menjëherë pas momenteve fatale, çanta dhe sendet e saj personale janë zhdukur në mënyrë të befasishme.
Klicken für Bild in voller Größe
Burimet thanë se deri tani janë rimarrë dëshmitë e atyre pak dëshmitarëve okularë që ndodheshin rastësisht gjatë ngjarjes tragjike, të cilët njësoj si më parë kanë konfirmuar se Azis Kelemendi ka ecur me shpejtësi, edhe pse vajza qëndronte e varur në xhamin e parë të makinës së tij tip “Tuareg” dhe më pas ka frenuar fort, duke shkaktuar përplasjen fatale. 
Ky version, të cilit Prokuroria i ka qëndruar edhe gjatë caktimit të masës së sigurisë ndaj biznesmenit 47-vjeçar, ka nevojë për prova dhe elemente të tjera shtesë, për të krijuar bindjen e plotë se dinamika e ngjarjes ka qenë e tillë. Por gjatë hetimeve të para, babai i këngëtares së vrarë ka deklaruar publikisht se vajza e tij është vrarë brenda në makinën e Kelmendit, duke hedhur kështu një tjetër version për ngjarjen e rëndë që ndodhi duke u gdhirë 26 shkurti i këtij viti. 
Burimet thanë se gjithçka do të sqarohet hap pas hapi nga hetuesit e caktuar për çështjen, ndërsa priten me interes edhe detajet e tjera rreth pistës se këngëtarja mund të jetë vrarë brenda në makinën e biznesmenit. 
Prokuroria, por dhe vetë 47-vjeçari i akuzuar për vrasje me dashje, kanë të përbashkët pjesën se Emmy ishte kapur në xhamin e derës së parë nga krahu i shoferit, duke qëndruar kështu për rreth 70 metra, teksa makina ishte në ecje./vi

0 comments:

Post a Comment