Recent Posts

Join The Community

Premium WordPress Themes

Search

Friday, March 18, 2011

Katastrofa në Japoni rrezikon SHBA-në

Bankrotimi shtetëror i Japonisë  pothuajse është i pamundshëm, ndërsa SHBA-të nga aspekti financiar kanë arsye të brengosen më shumë për pasojat e katastrofale të tërmet në Japoni, shkruan gazeta gjermane "Financial Times Deutschland".

Duke analizuar situatën financiare në botë dhe në Japoni pas tërmetit, tsunamit dhe avarive në centralin bërthamor, gazeta vë në dukje se “nëse analizohen vetëm shifrat, atëherë Japonia është para bankrotit”. Posaçërisht pse edhe para tërmetit ka mbajtur rekordin për nga shuma  e borxhit në mesin e vendeve industrialist të zhvilluara. 

Shteti japonez është i ngarkuar dy herë më shumë se prodhimi i përgjithshëm vjetorë; dy herë më shumë se SHBA-të dhe dukshëm më shumë se Greqia.  Situata do të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të shpenzimeve shtesë për rindërtimin e vendit. 


Shqetësimi se Japonisë mund t’i mungojnë paratë është i pabazë, meqenëse në tregun e atjeshëm të bonove shtetërore situata është krejtësisht ndryshe.  Për dallim nga SHBA-të, apo  Gjermania, japonezët pothuajse fare nuk varen nga kapitali i jashtëm.  Investitorët nga jashtë kanë në pronësi vetëm pesë për qind të bonove shtetërore. Ata edhe nëse e tërheqin tërë këtë kapital, deficiti mund të mbulohet lehtë nga bankat japoneze dhe fondi për pensione. 


NË rrezik më të madh janë financat shtetërore amerikane, të cilat në masë shumë më të madhe varen nga kapitali i jashtëm.  Pas kinezëve, japonezët kanë investimet më të mëdha në bonot e thesarit amerikan.  Po qe se ata tërheqin paratë, me qëllim që t’i investojnë në rindërtimin e vendit, kjo do krijonte një vrimë shumë të madhe në buxhetin SHBA-së./topLajm

0 comments:

Post a Comment