Recent Posts

Join The Community

Premium WordPress Themes

Search

Friday, March 18, 2011

Te princi me 22 puthje

Femra në rrugën deri te mashkulli i ëndrrave të saja do të përjeton së paku gjashtë kontakte të tmerrshme, do të ketë gjashtë aventura njënatëshe dhe do të jetë tradhtuar së paku katër herë. 
Femra mesatarisht do të puthë 22 meshkuj, do të ketë katër lidhje më të gjata, ndërsa zemra do t’i “thyhet” së paku pesë herë përderisa nuk gjen “të vërtetin”, tregojnë rezultatet e një ankete që ka zhvilluar shërbimi i internetit për gjetjen e partnerit - meeteez.com.  


Femra gjatë rrugëtimit deri te princi i ëndrrave së paku një partner do ta njoftoj përmes internetit, tre meshkuj do ta marrin në ndonjë rrugëtim më të gjatë, por do të ketë edhe tri lidhje në distancë.  Një nga pesë femrat thotë se do të dëshironte ta ketë një fëmijë para se ka takuar parterin e përjetshëm. Numri më i madh i femrave kanë jetuar me dy meshkuj para se të gjenin “zotëriun e vërtetë”.

Meshkujt më shumë i shfrytëzojnë ditët e beqarisë.  Ai do të puthë 23 femra dhe do të ketë 10 aventura njënatëshe para se të vendosë për martesë. Ndërkaq, zemra e tij më shumë herë do t’i “thyhet”- - madje gjashtë herë, thuhet në anketën ku kanë marr pjesë dy mijë veta.  Për fat të keq, meshkujt më shpesh janë të tradhtuar nga partneret dhe më shpesh marrin “shut”.  Zëdhënësi i këtij shërbimi Dean Adams thotë se ne të gjithë e kemi vështirë të gjejmë partnerin e vërteta,  por duke shfletuar rezultatet realiteti duket shumë më i rëndë se që është.


Për shqetësim është e dhëna se 15 për qind e femrave kanë pasur probleme t’i “kthehen vetes” pas lidhjes se dështuar- këta meshkuj ato nuk i kanë lënë të qeta.  Lajm  i mirë është se në tërë këtë tregim, thotë Adams,. Të gjithë të anketuarit kanë deklaruara se “të vërtetin” e kanë gjetur para mohës 30-vjeçare. Në fund të gjitha ndarjet dhe zemrat e “thyera” vetëm kanë ndihmuar që lumturia të gjendet te partneri tjetër,  përfundon Adams.

0 comments:

Post a Comment